GazetaMax
Lajme

Kisha Serbe: Qëllimi i institucioneve të Kosovës është të krijojnë një Kosovë etnikisht shqiptare

Shkup, 19 maj – Kisha Ortodokse Serbe edhe njëherë ka shprehur qëndrimin e saj të ashpër ndaj pavarësisë së Kosovës.

Asambleja e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) ka bërë me dije se Kosova nuk duhet të njihet as tërthorazi e as drejtpërdrejt.

Përmes një njoftimi për medie, kjo asamble ka bërë me dije se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Është e qartë se qëllimi i institucioneve të Kosovës është të krijojnë një Kosovë etnikisht shqiptare në të cilën serbët vështirë se mund të kenë një jetë të lirë dhe normale. Me këtë rast, Kisha dënon gjithashtu të gjitha sulmet ndaj popullit serb, objekteve të shenjta dhe pronës së tij, veçanërisht sulmet e armatosura terroriste ndaj serbëve individualë, përfshirë fëmijët, si dhe listat sekrete në bazë të të cilave serbët, madje edhe ish-pjesëtarët e policisë së Kosovës, arrestohen dhe ndalohen. Po kështu shpronësimi i tokave në pronë të serbëve po bëhet në mënyrë të paligjshme, me qëllim që të ushtrohet presion shtesë dhe të detyrohen të shpërngulen”, është thënë në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe, transmeton KlanKosova.

Sipas njoftimit, njohja do të shkaktonte shpërnguljen e serbëve nga Kosova.

Kjo në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte shtimin e emigrimit të popullit serb dhe do ta bënte të pamundur jo vetëm bashkëjetesën paqësore të të gjithëve, pavarësisht prejardhjes etnike dhe fetare, por edhe vetë mbijetesën e popullit tonë në vatrat e tij shekullore. Prandaj, zgjidhjet duhet të kërkohen ekskluzivisht në respektimin e parimeve që vlejnë njësoj për të gjithë në botë”, është thënë në njoftim.

 

Related posts

Arrestohen 3 shtetas të Bullgarisë, tentuan të sulmojnë fizikisht policët e Maqedonisë

Gazetamax.mk

Pendarovski – Fon der Lejen: Pritet ndihmë nga KE në përballjen me krizën energjetike

Gazetamax.mk

Ministri Haliti u takua me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Gazetamax.mk