Bashkimi Demokratik Boshnjak (BDB) si parti politike dhe kryetar Munir Kolashinac, puna e të cilit fokusohet te boshnjakët, përshëndeti deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Ai tha se Maqedonia e Veriut ka vendosur të jetë bashkë-sponsor i Rezolutës në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.
“Ministri Osmani njoftoi se rezoluta do të prezantohet të mërkurën, më 17 prill, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe votimi do të mbahet më 2 maj dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që ta mbështesin rezolutën.
Ne si Bashkimi Demokratik Boshnjak, shprehim mirënjohje dhe respekt të madh për këtë vendim, me falënderim të veçantë ministrin Osmani për përpjekjet dhe aktivitetet e tij diplomatike që gjenocidi në Srebrenicë të mos harrohet dhe këtë e konsiderojmë një akt solidariteti vëllazëror dhe miqësor me ne boshnjakët si dhe zgjedhja e duhur për koalicion në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare”, tha Munir Kolashinac.
Kujtojmë se është publikuar draft rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, e cila do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë do të vihet në rendin e ditës në Asamblenë e Përgjithshme, ndoshta më 2 maj.
Ndërkohë që këto deklarata dhe vendime janë pritur shumë mirë në opinionin e gjerë në Bosnjë dhe Hercegovinë derisa mediat atje i kanë dhënë rëndësi të veçantë.
https://radiosarajevo.ba/vijesti/bosna-i-hercegovina/sjajne-vijesti-jos-jedna-zemlja-ce-sponzorisati-rezoluciju-o-genocidu-u-srebrenici/541611