GazetaMax
Lajme

Komisioni për kontroll mbi ASK do të debatojë për rastin “Onishçenko” dhe raportimet për bomba

Shkup, 27 dhjetor – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe për mbikëqyrje ndaj punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së inteligjencës.

Komisioni për mbikëqyrje ndaj punës së ASK dhe AI duhet të mbajë dy seanca. Në seancën e parë do ta shqyrtojë Rolin e Agjencisë për siguri kombëtare në kontrollin e sigurisë së personit të Aleksandër Onishçenkos gjatë dhënies së mendimit pozitiv për marrjen e shtetësisë maqedonase. Pas përfundimit të kësaj seance, anëtarët e Komisionit do të zhvillojnë një seancë të re lidhur me Informimin për aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia e sigurisë kombëtare në lidhje me zhvillimet aktuale me raportimet për bomba të vendosura në shkolla, qendra tregtare dhe objekte të tjera.

Në rend dite të Komisionit për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve janë disa pika, duke përfshirë Raportin vjetor të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për zbatimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025 për periudha 01.01-31.12.2021 dhe raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Related posts

Aliti: Përfshirja e OJQ dhe sektorit privat është kusht për sukses në transformimin digjital

Gazetamax.mk

Qytetarët ankohen për kontrata jotransparente nga “shitoret e parave”

Gazetamax.mk

Publikohet lista e qytetarëve që kanë luftuar në Siri

Gazetamax.mk