GazetaMax
Lajme

Komuna e Bogovinës ndanë 300 mijë denarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Kreu i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka informuar se me iniciativë të tij dhe miratimin nga Këshilli komunal, komuna e Bogovinës ka ndarë 300 mijë denarë për të prekurit nga tërmeti në Republikën e Turqisë.

Me propozim timin dhe me miratimin e Këshillit komunal, kemi ndarë 300.000 denarë ndihmë financiare nga buxheti i komunës së Bogovinës për të prekurit nga tërmeti në Republikën e Turqisë.

Jam i bindur se nuk ka mjete financiare që mund të mbulojë dhimbjen shpirtërore dhe jetën e humbur nga kjo fatkeqësi natyrore por të paktën të tregojmë shpirtin human në situata të këtilla.

Njëkohësisht edhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia deri tek populli turk dhe gjithë familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre si dhe mirënjohje për të gjithë ekipet e shpëtimit të cilat ende veprojnë në terren për të shpëtuar jetë.🇹🇷

Related posts

Borxhi i Komunës së Gostivarit gati 8 milionë euro

Gazeta Max

“Yeo Teknoloji” emëroi Muhammed Topal drejtor të zhvillimit të biznesit dhe shitjeve në Ballkan

Gazeta Max

Pritet ulje e çmimit të rrymës nga korriku

Gazeta Max