GazetaMax
Lajme

Komuna e Çairit dënon incidentin ndaj kryetares Arsovska dhe sqaron mospërfshirjen e saj

Komuna e Çairit dënon ashpër incidentin e ndodhur së fundmi mes Kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska, dhe disa individëve në territorin e kësaj komune.

Akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje serioze të normave të sjelljes në një shoqëri demokratike dhe të civilizuar.

Duke vlerësuar rëndësinë e informimit të drejtë të opinionit publik, theksojmë se ngjarja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë. Asnjë i punësuar apo funksionar i Komunës së Çairit nuk ka qenë i përfshirë dhe as i pranishëm në vendin ku ndodhi incidenti.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, respektimit të institucioneve dhe promovimit të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve që jetojnë në këtë territor.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm, në përputhje me procedurat ligjore, për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e qetësisë publike.

Related posts

Gërkovska: Populizmi është më i dëmshmi për një demokraci, duhet guxim që ta mbash shtetin në rrugën e duhur

Gazeta Max

Spasovski: Çdo rryshfet duhet të raportohet, korrupsioni gëlltitë vendet e punës

Gazeta Max

Spasovski vendosi lule para përmendores në MPB-së me rastin e 7-të Majit

Gazeta Max