GazetaMax
Lajme

Komuna e Deçanit organizon homazhe dhe mbledhje komemorative për Komandantin Adem Haxhosaj

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, do të organizojë nesër (e shtunë, 20 shtator) një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit Adem Haxhosaj, i cili është ndarë nga jeta.

Ceremonia komemorative do të mbahet në ora 13:00 në Kompleksin “Fetnete Ramosaj”, ndërsa homazhet do të vazhdojnë në ora 15:30 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:00, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Komandant Adem Haxhosaj ishte një figurë e shquar e Luftës Çlirimtare të Kosovës, i njohur për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij të paçmuar në lirinë e vendit. Ai do të kujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt të thellë.

🕊️ I përjetshëm qoftë kujtimi për Komandant Adem Haxhosaj!

Me respekt,
Bashkim Ramosaj
Kryetar i Komunës së Deçanit

Related posts

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

Gazeta Max

Dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier në Gramsh

Gazeta Max

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazeta Max