GazetaMax
Lajme

Komunikacioni mesatar nëpër rrugë të thata, pa ndalesa të gjata në vendkalimet kufitare

Shkup, 1 tetor – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa nëpër rrugë kryesish të thata me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në rrugën rajonale Р1102, gjegjësisht në aksin Veles – Gradsko për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore ky aks do të jetë i mbyllur për komunikacion në 9 muajt e ardhshëm dhe komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me regjimin e miratuar të komunikacionit.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Mungon mjeku amë, shkatërrohen dokumentet e banorëve në ambulancën e fshatit Sfillare

Gazeta Max

Bytyqi: E domosdoshme është fuqi shtesë punëtore që të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik

Gazeta Max

Dita e premte – dita e shpirtërave, ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Gazeta Max