GazetaMax
Lajme

Kondova mirëpriti me zemër të hapur Muhamed Elmazin

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, është pritur me entuziazëm dhe mikpritje nga banorët e fshatit Kondovë. Gjatë takimit, ai ka shpërndarë një fotogaleri nga vizita, duke theksuar rëndësinë e këtij vendbanimi dhe energjinë që i jep mbështetja e qytetarëve.

“Kondova, një nga vendbanimet më të gjalla dhe më mikpritëse të Sarajit, më priti me zemër të hapur. Çdo takim këtu është motiv i ri për të vazhduar punën tonë. Sa më afër banorëve aq më afër fitores së 19 tetorit!”, ka shkruar Elmazi.

Takimi në Kondovë vjen në kuadër të aktiviteteve të tij të përditshme me strukturat dhe qytetarët e Sarajit, ku kandidati premton ndryshim real dhe projekte konkrete për komunën.

Related posts

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Gazeta Max

Transformimi i zyrave të Librave Amë, Fazliu: Premtimi po bëhet realitet

Gazeta Max

Bosnjë e Hercegovina ende s’e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pritja e Kosovës për heqjen e vizave mund të zgjasë me vite

Gazeta Max