GazetaMax
Lajme

Konferenca “Sfidat ekonomike në vitin 2023: Si ta nbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë”

Shkup, 16 dhjetor – Konferenca “Sfidat ekonomike në vitin 2023: si ta mbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë” do të mbahet sot në Shkup, në organizimin e Këshillit për avancimin e arsimit të lartë dhe hulumtimeve strategjike në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i konferencës është t’i bashkojë në një vend krijuesit dhe bartësit e politikave ekonomike dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, duke mundësuar dialogun publik-privat dhe prezantimin e pikëpamjeve të ndryshme dhe masave të propozuara për krijimin e politikave ekonomike efektive nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.

Në konferencë, siç u paralajmërua, fjalim do të ketë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa në kuadër të panel diskutimeve do të marrin pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se konferenca është planifikuar të organizohet tradicionalisht në muajin dhjetor, çdo vit si paralajmërim të politikave ekonomike dhe kushteve të biznesit në vitin e ardhshëm.

Related posts

Po vijnë ndryshimet për energjinë elektrike/ Kush harxhon më shumë, më shtrenjtë do të paguajë

Gazeta Max

Aleanca për Shqiptarët po qëndron në këmbë në Qeveri, po pret të lirohet ndonjë karrige!

Gazeta Max

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 82-të

Gazeta Max