GazetaMax
Lajme

Konferencë përfundimtare për kuadrin ligjor të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale

Shkup, 7 tetor – Me përpjekje të përbashkët të ekspertëve nga Kroacia dhe Gjermania dhe punonjësve të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, janë arritur rezultate mbresëlënëse dhe është realizuar qëllimi kryesor i projektit – zbatimi më i lehtë i ligjit mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kështu bëri të ditur sot drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Imer Aliu, në konferencën përfundimtare të tuining-projektit “Përkrahje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti zbatohet nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kroacisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ndërsa përfitues është Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e konfirmoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të autoriteteve kombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat ato e luajnë në garantimin e mbrojtjes nga cenimi i integritetit personal dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjera themelore të njeriut gjatë mbledhjes, përpunimit dhe përdorimit të dhënave personale.

Në konferencë folën edhe ambasadorët e Kroacisë dhe Gjermanisë, Nives Tiganj dhe Anke Holshtajn, të cilat janë vende partnere në zbatimin e projektit të binjakëzimit të BE-së. Tiganj dhe Holshtajn theksuan rëndësinë e tuining-projekteve si instrumente për bashkëpunimin institucional ndërmjet vendeve partnere të BE-së dhe vendit përfitues me qëllim arritjen e rezultateve konkrete përmes realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Në kuadër të konferencës u mbajt panel diskutimi me temën “Siguria e të dhënave personale”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet partnere, sektori shtetëror, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit, të cilët folën për aspektet ligjore dhe teknike lidhur me sigurinë e përpunimit të të dhënave personale dhe rëndësinë e së njëjtës në botën moderne digjitale.

Related posts

Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve në dalje të Gjevgjelisë

Gazeta Max

Kina u bën thirrje qytetarëve që peshojnë më pak se 50 kg të mos dalin nga shtëpia

Gazeta Max

Emocione dhe art, Ori gati për të sjellë një projekt muzikor fantastik

Gazeta Max