GazetaMax
Lajme

Konfirmohet angazhimi dhe përkrahja gjermane për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 25 prill – Gjatë vizitës së tij të punës në Berlin, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bundestag realizoi takime me Mihail Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së, me ç’rast i riafirmua angazhimi dhe përkrahja gjermane për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ-ja, në fokus të bisedave ishte dosja evropiane e vendit tonë dhe nevoja për hapa vendimtarë nga BE-ja në lidhje me proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisur nga rreziqet e reja gjeopolitike në rajon.

“Me hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, BE-ja do të demonstrojë drejtimin e saj gjeostrategjik dhe rrjedhimisht do të forcojë arkitekturën e përbashkët evropiane të sigurisë”, tha ministri Osmani.

Nga bashkëbiseduesit u konfirmua angazhimi konzistent gjerman dhe mbështetja në rrugën evropiane te Maqedonisë së Veriut për të ruajtur kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon.

Në deklaratë nga Berlini, shefi i diplomacisë vlerëson se kjo është vizitë e rëndësishme pune në Gjermani, ku kanë biseduar për sfidat e imponuara nga agresioni rus në Ukrainë dhe perspektiva e bllokuar evropiane e rajonit, si burim të cënueshmërisë sistematike.

“I informova Qeverinë gjermane dhe Bundestagun për hapat që i ka ndërmarrë Republika e Maqedonisë së Veriut që të arrijë harmonizim të tërësishëm me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe me këtë tregoi pjekuri, por edhe konsekuencë si partner i Bashkimit Evroipian, por edhe anëtar i NATO-s në rajon, e gjithsesi e informava Qeverinë dhe Parlamnentin për vijimin e bisedave me Republikën e Bullgarisë. Me këtë rast, duke konstatuar se është koha që Republika e Bullgarisë të tregojë lidership strategjik me qëllim që të ndërpritet ky qark toksik i marrëdhënieve, që po zvarritet me vite dhe po lë pasoja të përhershme mes qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, e po ashtu edhe BE-ja të ndërmerr lidership strategjik ndaj rajonit, pasi këto momente historike e imponojnë pikërisht këtë”, thotë Osmani.

Gjatë vizitës punuese në Berlin, Osmani, pasdite, do të ketë takim edhe me ministren shtetërore kompetente për Evropë, Ana Lirman./Zhurnal.mk

Related posts

Rrahen mes vete dy infermiere në Qendrën Klinike

Gazetamax.mk

Qeveria inicon heqjen e shtetësisë së Onishçenkos

Gazetamax.mk

Gruaja në timon hedh në ajër të moshuarën në vijat e bardha

Gazetamax.mk