GazetaMax
Lajme

Konfiskimi i selisë, Mickoski paralajmëron ankesë para Gjykatës së Strasburgut

Shkup, 10 Qershor – Vendimin gjyqësor për konfiskimin e selisë kryesore dhe atë tjerave të VMRO-DPMNE-së, kreu i kësaj partie Hristijan Micskoki, e quan përndjekje politike dhe shpërqendrim nga kriza ekonomike dhe energjetike. Tha se nuk do të rrinë duarkryq, do të ankohen, por jo në gjykatat e vendit sepse nuk kanë besim, por te gjykata e Stazburgut.

“Për të gjithë këtë do të ankohemi pasi të marrim aktgjykimin me shkrim, në Gjykatën e Apelit. Nuk presim që diçka të ndryshojë në këtë gjyqësor dhe prokuroria partiake, por do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë që kemi në dispozicion dhe do të shqyrtojmë mundësinë e hapjes së procedurës para Gjykatës në Strasburg. Drejtësia do të dëshmohet”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Pasi që dje studentët nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” kërkuan që objekti të shndërrohet në konvikt studentësh, sot në mbështetje të kësaj ideje i doli Rinia e Socialdemokratëve.

“Mundësia është e shkëlqyer që kur të konfiskohet prona dhe aktgjykimi të jetë i plotfuqishëm të hapet debat publik dhe pallati luksoz t’i lihet akademikëve të ardhshëm, studentëve të brendshëm. Kur të hapet debati publik, të bisedohet me të gjithë studentët dhe të rinjtë, Rinia Socialdemokrate qëndron mbas këtij qëndrimi që pallati të shndërrohet në konvikt studentor”, tha Marko Mihajlovski, Rinia e Socialdemokratëve të Maqedonisë .

Nga ana tjetër rinia e VMRO-DPMNE-së në një video-inicizim nga konvikti “Sitv Naumov” thonë se kushtet janë të tmerrshme dhe ngjasojnë si në një film horror. Thërrasin studentët që sa më shumë të dalin në protestën e 18 qershorit.

“Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë ju premtoi studentëve një qytet të ri të studentëve dhe disa qytete tjera gjithë vendin, por shihni se si duket vendi ku ata premtuan qytetin e studentëve. Prandaj në mënyrë simbolike nga vendi ku ata ju premtuan, dua t’i ftoj të gjithë studentët që masivisht të dalin më 18 qershor në protestë, që ta marrin të ardhmen në dorën e tyre”, deklaroi Sergej Popov, kryetar i Unionit të Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së.

Konfiskimin i selisë kryesore të VMRO-DPMNE-së dhe i 30 selive të tjera mund të realizohet vetëm nëse Gjykata e Apelit konfirmon aktgjykimin e Penales.

Related posts

Kërkohet rritja e pagave të profesorëve

Gazetamax.mk

Panel diskutim i projektit “Vizioni për NATO-n e krijuesve të rinj të ndryshimit”

Gazetamax.mk

Kovaçevski për vizitë në Tetovë dhe Gostivar

Gazetamax.mk