GazetaMax
Lajme

Konkurs për kryetar dege në Tetovë – Një tjetër shkelje e statutit partiak nga Ziadin Sela për të kontrolluar demokracinë e brendshme

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është i njohur tani më për shkelje të rënda të statutit partiak për të siguruar pozicionin e tij si i pari i kësaj partie. Ziadin Sela tani më ka bërë edhe një shkelje tjetër pas asaj shkelje të rëndë që i bëri statutit ndaj degës së Bogovinës, rikandidimit për një mandat, mos paraqitjes së kandidaturës së tij në afat 3 mujor, tani radha është që Sela të kontrollojë edhe demokracinë e brendshme duke shpallur konkurs për kryetar dege në Tetovë.

Sipas informatave nga brenda Aleancës për Shqiptarët – dega Tetovë, dështimi me dy kryetarët e fundit, një aderim drejt Lëvizjes BESA ish kreut në Tetovë Altrim Mamuti dhe një dështim i kreut aktual në Tetovë Muzafer Etemi në zgjedhjet lokale, kanë bërë që Ziadin Sela të shkoj përtej kufijve të demokracisë partiake duke hartuar konkurs për kryetar dege në Tetovë. Nga mos pasja e përkrahjes së figurave themeluese të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë dhe shumë aktivistëve që tani më nuk janë pjesë e Aleancës për Shqiptarët apo ata të cilët i ka lënë në harresë si dhe ata aktivist aktual që kërkojnë dorëheqjen e Ziadin Selës, ky i fundit ka vendosur që të ketë konkurs për zgjedhje të kreut të degës në Tetovë për të kontrolluar më lehtë grupet e pakënaqura.

Kjo sipas statutit të Aleancës për Shqiptarët është një shkelje e rëndë pasi që kryesuesit e degës zgjidhen në bazë të votave të shumicës në Kuvendin e Degës. Por siç duket Ziadin Sela e ka të qartë që në degën e Tetovës nuk mund të flitet për Kuvend, pasi që ka përkrahje minimale dhe ka vendosur që në këtë mënyrë edhe një herë të ushtroj autoritetin autokratik të tijin.

Related posts

Stojanovska: LSDM po kërkon shpëtim dhe të ndajë përgjegjësinë

Gazetamax.mk

VMRO-DPMNE: Bullgaria po përgatitë kushte të reja e pushtetarët janë fshehur në birrën e miut

Gazetamax.mk

G7 thirrje Kinës t’i bëjë presion Rusisë, vjen reagimi i menjëhershëm nga Kremlini

Gazetamax.mk