GazetaMax
LAJME

Korridori 8 dhe 10 D/ Buzhala: Urime shqiptarëve të Maqedonisë për gjithë këto projekte të mëdha infrastrukturore

Gazetari i njohur, njëherë edhe drejtor i portalit “Nacionale” në Kosovë, Berat Buzhala ka uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për arritjet që janë duke i bërë në këtë vend, duke marrë si shkas nënshkrimin e sotëm për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Ai mes tjerash ka folur edhe për një takim që para ca ditësh e ka pasur me kreun e Integristëve, Ali Ahmeti me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

Buzhala ka treguar se në këtë takim është takuar edhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka rrëfyer për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që Ahmeti kishte me SHBA-të.

Statusi i plotë, pa asnjë ndërhyrje:

Kesh nje dite ne Shkup, me e intervistu Ali Ahmetin. Ne nderkohe kur e perfundova intervisten erdh aty ambasadorja e Amerikes ne Maqedoni. Ke aty edhe Artan Grubi. U mallengjeva pak. M’kish pas marre malli me e pa nje politikan shqiptar ne raporte te tilla me ambasadorin amerikan. Teper te ngrohta dhe plot besim reciprok. Urime shqiptareve atje gjithe keto projekte te mdha infrastrukturore. Fantastike.

https://www.facebook.com/berat.buzhala/posts/10159065196406479

Related posts

Jepen shpërblimet shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2022

e-max

Dhënia e të dhënave personale në internet, qytetarët ndihen të shqetësuar

e-max

Erdogani cakton datën e zgjedhjeve më 14 maj teksa kërkon të zgjasë sundimin

e-max