GazetaMax
Kuriozitete

Kosova bie për një pozitë në renditjen e FIFA-s

FIFA e ka publikuar sot ranglistën më të re të Kombëtareve.
Në renditjen e re, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë.
Derisa në muajt e kaluar ishin në vendin e 106-të, tash “Dardanët” e shohin veten në vendin e 107-të me 1187.01 pikë.
Verdhekaltrit gjenden përpara Tajikistanit dhe prapa Indisë, shkruan “Gazeta Express”.
FIFA e ka freskuar renditjen duke u bazuar në ndeshjet e muajit shtator.
Muajin e kaluar, Kosova u mund nga Irlanda e Veriut, 1:2 dhe më pas e mposhti Qipron, 5:1.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur nga pozita e 66-të, të cilën e mbante edhe muajin e kaluar, me 1354.11 pikë, përpara Afrikës së Jugut dhe prapa Maqedonisë së Veriut.
Kuqezinjtë u mposhtën nga Izraeli dhe barazuan me Islandën në Ligën e Kombeve në muajin që shkoi.
Renditjes së përgjithshme vazhdon t’i prijë Brazili, i ndjekur nga Belgjika e Argjentina. 

Related posts

AJ reagon ndaj intervistës së Tyson Fury me True Geordie: Fury duhet të ishte sjellë më mirë

Gazeta Max

Protestat në Brazili, Grand Prix i Formula 1 mund të shtyhet

Gazeta Max

Tuchel luajti rol kyç në transferimin e Chukwuemeka te Chelsea

Gazeta Max