GazetaMax
Kuriozitete

Kosova fiton ndaj Estonisë, nis mbarë në kualifikimet e Evropianit

Kosova e nis mbarë në kualifikimet e Evropianit, fiton ndaj Estonisë.
Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave i ka nisur me këmbë të mbarë garat e raundit të dytë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës B, Dardanet U19 kanë fituar ndaj Estonisë, me rezultat 2:1.
Golat për Kosovën i shënuan Loreta Lulaj, në minutën e 45-të dhe Fortesa Berisha, në minutën e 52-të.
Ndërkaq, golin e vetëm estonet e shënuan në minutën e 75-të nëpërmjet Katrin Saulus.
Ky turne kualifikues po zhvillohet në Edinburgh të Skocisë. Ndeshjen radhës të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit e luajnë pas tri ditësh kundër Kazakistanit, derisa në ndeshjen e tretë dhe të fundit ballafaqohen me Skocinë, më 11 prill.

Related posts

Vashat mitrovicase e fitojnë Kupën e Kosovës

Gazeta Max

Messi tregon 5 favoritët për Kupën e Botës – Franca e Brazili i prijnë listës

Gazeta Max

Nesër ndeshja e parë e Botërorit

Gazeta Max