Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, ka shpallur një nga projektet më të mëdha investuese për gjeneratat e reja, ndërtimin e tre çerdheve moderne në këtë komunë.
“Fëmijët janë e ardhmja jonë, arsyeja e lumturisë sonë dhe buzëqeshjes sonë. Prandaj kujdesi për ta mbetet gjithmonë motivi ynë kryesor,” ka thënë Kostovski në njoftimin e tij.
Projekti përfshin ndërtimin e çerdheve në tre lokacione strategjike:
• në Radishan, në hapësirën e ish-shkollës,
• në Butel 1, në objektin e vjetër të degës “Strasho Pinxhur”,
• dhe në Vizbeg, në vendin e shkollës së vjetër.
Deri më tani, një çerdhe është ndërtuar, ndërsa një tjetër është në fazën përfundimtare, duke dëshmuar seriozitetin e realizimit të premtimeve.
Në total, janë investuar 150 milionë denarë, një shifër rekord që ka përmirësuar cilësinë dhe standardet në institucionet parashkollore, duke përfshirë edhe përmirësimet në kopshtin “11 Tetori”.
Kostovski thekson se zhvillimi i hershëm i fëmijëve është prioriteti i parë dhe për këtë arsye, gjatë katër viteve të ardhshme do të vazhdohet me investime të pandërprera në çerdhe dhe në arsim parashkollor.
https://www.facebook.com/darkokostovskizabutel/videos/1146583893573610