GazetaMax
Lajme

Kostovski: Fillon ndërtimi i urës së re moderne në Radishani

Buteli po hyn në një fazë të re zhvillimi me fillimin e punimeve për ndërtimin e një ure moderne në Radishan. Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, ka shpallur nisjen e këtij projekti madhor që zgjidh një kërkesë disa dekadëshe të banorëve.

“Ura e vjetër, e ngritur me një konstruksion të improvizuar prej çeliku, tashmë mbetet në histori. Po ndërtojmë një urë të re me gjatësi 12,5 metra dhe gjerësi 5 metra, e cila do të mundësojë qarkullimin e dyanshëm të automjeteve në të njëjtën kohë,” ka thënë Kostovski.

Ky investim i ri shënon një hap të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës në Butel, duke treguar se premtimet po realizohen dhe se komunës i jepet një drejtim i ri zhvillimor.

“E ardhmja jonë është këtu, në Butel. Do ta bëjmë komunën tonë moderne, bashkëkohore dhe të zhvilluar,” u shpreh Kostovski, duke e cilësuar projektin si një dëshmi të përkushtimit për qytetarët dhe për vizionin e një Buteli më të fortë e më të lidhur.

Me këtë projekt sipas Kostovskit, Buteli jo vetëm që zgjidh një problem të kahershëm të qytetarëve, por gjithashtu dëshmon vendosmërinë për të ecur përpara drejt një të ardhmeje më të mirë.

Related posts

Ahmeti: Me Taravarin kam patur vetëm bisedë telefonike, nuk e zëvendësojmë askënd ne Qeveri, jemi për zgjedhje të parakohshme

Gazeta Max

Mark Gjonaj fton shqiptarët të mbështesin Kosovën më 16 mars para zyrës së BE në OKB

Gazeta Max

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin

Gazeta Max