GazetaMax
Lajme

Kostovski: Fjalët i kthejmë në vepra, çdo premtim ndaj qytetarëve do të realizohet

Kryetari i Komunës së Butelit dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, edhe një herë dëshmoi se fjala e dhënë nuk mbetet vetëm premtim, por shndërrohet në vepër konkrete.

Sot ai realizoi një inspektim në punimet për ndërtimin e murit mbajtës në rrugën nr. 50 në Radishan. një projekt i kahmotshëm dhe shumë i kërkuar nga qytetarët.

Kostovski, duke marrë përsipër përgjegjësinë si kryetar, kërkoi falje për vonesën në realizim, por siguroi banorët se me përkushtim dhe seriozitet, çdo pengesë teknike është kapërcyer dhe punimet tashmë po ecin me ritme të shpejta.

“Çdo premtim që u jap qytetarëve do të realizohet, pa asnjë përjashtim. Ky mur nuk është vetëm ndërtim, por simbol i sigurisë së shtëpive dhe jetës së banorëve tanë. Fjalët i kthejmë në vepra, sepse besimi i qytetarëve është forca ime më e madhe,” deklaroi Kostovski.

Sipas Kostovskit, projekti i murit mbajtës do të parandalojë rrëshqitjen e dheut dhe do të ofrojë siguri afatgjatë për infrastrukturën dhe objektet në zonë.

Related posts

UT nënshkroi vazhdimin e Marrëveshjes me Magna Charta Universitatum

Gazeta Max

70% e nxënësve janë dëshmitarë për sjellje të dhunshme në shkolla

Gazeta Max

Dizeli është liruar, prodhuesit paguajnë rrymë të lirë, por çmimet nuk ulen

Gazeta Max