GazetaMax
Lajme

Kostovski: Katër vite rilindje për Butelin, vazhdojmë për komunën më të bukur të Shkupit

Kryetari i Komunës së Butelit dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë katër viteve të para të qeverisjes së tij, duke theksuar se së bashku me ekipin e tij kanë arritur të realizojnë projekte kapitale të pritura me dekada.

“Faleminderit për çdo ide, për çdo kritikë, por edhe për çdo mbështetje të sinqertë që na keni dhënë. Jam i vetëdijshëm se nuk kemi bërë gjithçka, por kemi vendosur standarde të reja se si duhet të udhëhiqet një komunë”, ka thënë Kostovski.

Kosrovski gjithashtu ja thënë se Buteli po përjeton një periudhë rritjeje të paparë, duke e quajtur këtë mandat “katër vite të rilindjes”, me rekorde në numrin e projekteve kapitale të realizuara.

Kostovski prezantoi edhe ekipin e kandidatëve për këshilltarë, të cilët sipas tij janë profesionistë të dëshmuar dhe të respektuar në lagjet e tyre, ndërsa listën e kryeson dr. Nikola Bozhinovski.

“Vizioni im 8 vjeçar është fryt i dashurisë, punës dhe sinqeritetit. Këto katër vite kanë qenë vite të rritjes më të madhe të komunës sonë, por nuk ndalemi këtu. Edhe katër vitet e ardhshme do të jenë të mbushura me projekte dhe punë konkrete. Për një Butel modern, urban dhe evropian”, është shprehur Kostovski.

Related posts

Bytyqi: ADA vjen së shpejti – asistenti i parë digjital në sektorin publik në rajon

Gazeta Max

Shumë njerëz qërojnë patatet gabimisht, kjo është mënyra e duhur dhe dy herë më e shpejtë

Gazeta Max

Janë paguar mjetet për bursa shkollore dhe studentore dhe shujtën e subvencionuar studentore

Gazeta Max