GazetaMax
Lajme

Kostovski: Në Butel u ndërtuan 102 rrugë me vlerë prej 320 milionë denarëve, premtimet po realizohen

Kryetari i Komunës së Butelit dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri bilancin e katër viteve të para të udhëheqjes së tij, duke theksuar rezultatet konkrete dhe ndryshimet që ka sjellë në këtë komunë.

Kostovski nënvizoi se për herë të parë në dekada, Buteli ka marrë investime serioze në infrastrukturë, duke u asfaltuar plot 102 rrugë me një vlerë prej 320 milionë denarësh, projekt që ka ndryshuar rrënjësisht jetën e qytetarëve.

“Vitet e kaluara ishin të mbushura me punë, përkushtim dhe realizime konkrete. Premtova para qytetarëve të Butelit dhe sot, pas katër vitesh, mund të them me krenari se premtimet po përmbushen, ndërsa komuna jonë po ndryshon çdo ditë,” ka thënë Kostovski.

Sipas tij, investimet e bëra në Butel nuk kanë ndodhur kurrë më parë, duke e kthyer këtë komunë në një hapësirë më moderne, më funksionale dhe më të mirë për jetesë.

Kostovski gjithashtu theksoi se Buteli është “shtëpia jonë, e tashmja dhe e ardhmja jonë”, duke ftuar qytetarët që të vazhdojnë rrugën e zhvillimit të nisur dhe të përkrahin mandatin e tij të dytë.

“Vazhdojmë së bashku me ju që ta ndërtojmë dhe zhvillojmë komunën tonë në një vend modern e më të mirë për të jetuar. Rrugët tona janë dëshmi e punës sonë. Zgjedh numrin 9 për një të ardhme të sigurt,” përfundoi Kostovski.

Related posts

EMV mori 61 milionë euro për krizën energjetike, MEPSO e digjitalizon rrjetin

Gazeta Max

Dimitrievski, zyrtarisht kandidat për një mandat të ri si kryetar i komunës së Kumanovës

Gazeta Max

Taravari: ASH e mbështet procesin e eurointegrimeve, do të ndihmojmë me të gjitha forcat

Gazeta Max