Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili më 19 tetor fitoi mandatin e dytë si kandidat i VMRO-DPMNE-së me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të komunës pa dallim etnie, ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e çerdhes së re në Butel 2 po zhvillohen me ritme të shpejta dhe efikase.
“Me kënaqësi të madhe, njoftoj se ndërtimi i çerdhes së re në Butel 2 po ecën me dinamikë të shkëlqyer. Objekti i vjetër, i ndërtuar në vitin 1964, u rrënua dhe në vend të tij po ngrihet një objekt modern dhe bashkëkohor për fëmijët tanë,” ka theksuar Kostovski.
Sipas tij, çerdhja e re do të ketë sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë, me tre hyrje, shtatë dhoma aktivitetesh me dhoma gjumi dhe një sallë moderne për foshnjat. Projekti përfshin gjithashtu një hapësirë të veçantë për izolim, një dhomë për motrën mjekësore dhe kuzhinë për përgatitjen e ushqimit për fëmijë.
Kostovski theksoi se objekti do të ketë kapacitet për 200 fëmijë dhe do të përmbushë të gjitha standardet moderne për kujdesin dhe edukimin parashkollor.
“Ky është një projekt kapital që e realizojmë pas shumë vitesh premtimesh boshe. Për banorët e Butelit 2 kjo është investimi më i madh ndonjëherë dhe dëshmi se puna jonë nuk ndalet,” ka shtuar më tej Kostovski.
Kryetari Kostovski gjithashtu ka theksuar se projekti është dëshmi e përkushtimit për një Butel modern dhe bashkëkohor, duke dërguar një mesazh të qartë se vazhdon me ritëm të fortë për një të ardhme më të mirë për të gjithë banorët, për Butelin e ri që po ndërtojmë bashkë!

