GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: BE dëshmoi se është e përkushtuar në zgjerimin

Shkup, 6 dhjetor – Në këtë moment me të vërtetë të vështirë gjeo-politik për Evropën, kur po zhvillohet luftë në Ukrainë, ky është sinjal shumë i qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe i të gjitha vendeve të rajoneve është në BE, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas Samitit Ballkani Perëndimor – BE në Tiranë.

Kryeministri theksoi se në Samit është biseduar shumë haptas për temat më të rëndësishme, veçanërisht për krizën energjetike dhe përballjen, ndërsa, siç theksoi, përsëri ishin treguar të gjitha angazhimet e BE-së për ndihmë të shpejtë për Ballkanin Perëndimor, përmes fondeve të cilat janë në dispozicion.

“Kjo nënkupton se ne në janar tashmë kemi qasje në 80 milionë euro të cilat ishin miratuar për përballje me krizën energjetike, megjithatë edhe për projektet infrastrukturore për tranzicionin energjetik dhe për klasifikimin energjetik”, tha Kovaçevski.

Ai informoi se në takimin me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë biseduar për projektet konkrete për lidhje me interkonektorët me Greqinë dhe me Bullgarinë, dy interkonektorë shtesë, si dhe përfundim të gazsjellësve të tjerë të cilët gjenden në territorin e shtetit tonë.

“Diskutuam gjithashtu se çfarë duhet të plotësojnë vendet kandidate për anëtarësim në BE, këtu diskutuam veçanërisht për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë lartë në agjendën e Qeverisë sonë edhe këto ditë është tema kryesore që i pushton mediat tona, por edhe institucionet tona politike”, theksoi Kovaçevski.

Tashmë, siç theksoi, kanë biseduar edhe në nivel të partnerëve të koalicionit, në lidhje me miratimin për herë të parë të ligjit për Veting në shtet.

“E diskutova këtu me përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje ligjore para deputetëve në Kuvend, për zbatimin e një procedure për vlerësimin e funksionarëve ekzistues dhe të ardhshëm në lidhje me integritetin e tyre, me qëllim që të të zvogëlohet mundësia për çdo mosfunksionim të atyre që do të vendosen në pozita, dhe këtu para së gjithash mendoj për uljen e korrupsionit, krimit dhe përmirësimin e menaxhimit të institucioneve”, tha Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, mbajtja e një Samiti të tillë në Shqipërinë fqinje vetëm e konfirmon përkushtimin e BE-së drejt zgjerimit.

Related posts

Pagat e punonjësve në Komunën e Tetovës do të rriten për 2.800 denarë

Gazetamax.mk

Zidan Veliu zgjidhet kryetar i Forumit rinor të BDI për nëndegën Reçicë e Madhe në Tetovë

Gazetamax.mk

Osmani: OSBE-ja nis një iniciativë të re kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Gazetamax.mk