GazetaMax
Lajme

Kovaçevski bëri thirrje për konsensus politik për vazhdimësi të negociatave me BE-në

Shkup, 26 janar – Këtë vit duhet të kemi edhe konsensus politik me të cilin do të sigurojmë vazhdimësi të procesit të negociatave me BE-në. Është me rëndësi kyçe që të ketë ndryshime të suksesshme kushtetuese dhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare. Ky vit,  duhet të  jetë vit i bashkimit rreth perspektivës evropiane dhe ku shteti  do të lëvizë në dhjetë vitet e ardhshme, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit, duke folur për rrjedhën e skriningut të institucioneve nga ana e Komisionit Evropian.

Siç theksoi kryeministri, rrjedha e procesit të skriningut po zhvillohet me ritmet e parapara dhe ne si shtet duhet ta ruajmë këtë dinamikë gjatë gjithë procesit të negociatave me BE-në.

“Ka përfunduar skriningu dypalësh për Klastetin 1 – Vlerat Themelore, ndërsa ka filluar skriningu dypalësh për Klasterin  2 2 – Tregu i Brendshëm ka filluar me një takim skriningu  për Kapitullin 3 – E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve,  i cili të hënën u mbajt në Brukseli. Deri më tani komentet nga ana e  KE-së janë të shkëlqyera”, tha kryeministri.

Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Lidija Tasevska nga LSDM, theksoi se po punojmë në harmonizimin e legjislacionit, por më e rëndësishme edhe në rritjen e konkurrencës me qëllim të përshpejtimit të tranzicionit në tregun e vetëm evropian për çfarë ky klaster është veçanërisht i rëndësishëm.  Në të përmbahet harmonizimi  me katër liritë themelore, gjegjësisht lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Komentet fillestare, siç tha, nga të gjitha palët e përfshira janë pozitive, por megjithatë  indikacionet kyçe do t’i marrim në raportet e skriningut  që presim të përgatiten sa më shpejt nga KE-ja dhe të miratohen nga Këshilli.

“Në tre deri në katër muajt e ardhshëm presim të marrim raportin e skriningut  për Klasterin 1,  ndërsa  kjo do të na ndihmojë në përgatitjen e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, për reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kur them, shtoi ai, se ndryshimet kushtetuese janë një nga vendimet deri në anëtarësimin e plotë në BE, këtu para së gjithash mendoj në vendimet që duhet të merren në këtë Kuvend deri në anëtarësimin e plotë, ndërsa të cilat janë me peshë të njëjtë dhe kanë të bëjnë në sundimin e  ligjit, reformat e administratës publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike.

Në mënyrë shtesë, sipas Kovaçevskit, në kuadër të udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, do të duhet të përgatisim një plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve me masa për mosdiskriminim, luftë kundër  gjuhës së urrejtjes  dhe arsimit.

Në koordinim me BE-në  po përgatitet edhe plani reformues, ndërsa Kovaçevski e theksoi edhe ndihmën që e marrim nga fondet e BE-së për zbatimin e reformave evropiane, si dhe ndihmën dypalëshe evropiane.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes financiare për IPA 3 për vitin 2021, që  duhet të ndodhë në fund të janarit në një vlerë prej mbi 90 milionë euro i forcojmë reformat e rëndësishme për integrimin evropian, për sistemin gjyqësor, për politikën kundër korrupsionit,  për mjedisin e jetesës dhe për agjendën e gjelbër”, tha kryeministri.

Qeveria është e vendosur të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për t’u bërë një anëtare kredibile e familjes evropiane.

“Kjo është mundësia jonë historike që e kemi pritur prej kohësh dhe tani që kemi mundësinë nuk duhet ta humbim. Bisedimet me Bashkimin Evropian janë një mundësi për të transformuar dhe reformuar vendin tonë nga themeli, për t’u ofruar qytetarëve tanë kushte evropiane për të jetuar dhe punuar këtu në vend”, theksoi Kovaçevski. 

Related posts

Problemi me të rinjtë e pastrehë i tejkalon kapacitetet e shërbimeve sociale

Gazetamax.mk

Sekretari shtetëror Rexhail Ismaili pa përgjigje për vonesat e subvencioneve për bujqit

Gazetamax.mk

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk ka të ndalur

Gazetamax.mk