GazetaMax
Ballina

Kovaçevski: Ishim një nga tre vendet në botë, që nuk kishim regjistrim një kohë të gjatë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e tij sonte në emisionin 360 Gradë, në Alsat, është shprehur i kënaqur me regjistrimin e kryer, të cilin e ka vlerësuar si të suksesshëm, duke shtuar se është bërë me metodologji të miratuar nga Eurostat.

“Ne kemi qenë një nga tre vendet në botë, që nuk kemi bërë regjistrim për aq kohë. Ai u krye në bazë të një metodologjie të miratuar nga Eurostat, dhe me praninë e ekspertëve të BE-së. Është një model i kombinuar i regjistrimit që përdor nëntë baza të dhënash nga institucione të ndryshme”, tha Kovaçevski.

Në arsim duhet të ketë rritje të pagave, por po jetojmë në vitin më kritik që pas Luftës së Dytë Botërore

Të punësuarit në arsim meritojnë paga më të larta, por ne jetojmë në vitet më në krizë pas Luftës së Dytë Botërore, tha në paraqitjen e tij në emisionin “360 Gradë” në Alsat, kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke folur për kërkesën e SASHK-ut, ai tha:

“Mendoj se duhet të ketë rritje të pagave në arsim, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ky është viti më në krizë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne duhet të sigurohemi që shteti të mund t’i financojë të gjitha obligimet e veta, gjë që i bën…Ajo që po flasim tashmë me SASHK-un është që të kemi kornizë, gjegjësisht një metodologji që do të lejojë që paga e punëtorëve të arsimit të rritet në të ardhmen pa ndikim politik. Në Ministrinë e Arsimit dhe Financave, bëhen kalkulime për të parë se cilat janë mundësitë që mund ti përballojë buxheti në këtë vit krize”, tha Kovaçevski.

Vendet e Ballkanit përballen me rënie të numrit të popullsisë

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të dhënat kryesore nga regjistrimi i popullsisë, janë të dhënat që tregojnë rënie të numrit të popullsisë në vend. Siç tha ai në paraqitjen sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, një trend i tillë ishte i përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit.

“Nëse shikojmë të dhënat e regjistrimit në Serbi dhe Bullgari etj; ka një rënie të numrit të popullsisë dhe për këtë arsye ky regjistrim është i rëndësishëm, për të krijuar politika ekonomike që do të kthehen në kapitalin njerëzor, dhe do të hapin mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë”, tha Kovaçevski.

Related posts

Jorida Tabaku zbulon skemën: Koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i pushtetit

Gazetamax.mk

Editoriali në Flaka, kthesë në rastin e Lotarisë. Qytetarët në përkrahje të drejtorit shqiptar

Gazetamax.mk

Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron besimtarët katolikë për Pashkët

Gazetamax.mk