GazetaMax
Lajme

Kovaçevski kërkon edhe opozita të përfshihet në reformat në rrugën drejt BE-së

Shkup, 22 nëntor – Shumica prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës dhe vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit nuk i nevojitet ekskluzivisht Qeverisë dhe Kuvendit. Nuk është proces i një partie politike, por është proces i të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, i cili duhet të sigurojë të ardhmen evropiane të vendit.

Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse, qeveria nuk siguron dy të tretat e shumicës për ndryshimet kushtetuese, do të pajtohet me zgjedhje të parakohshme, pas Forumit të dytë Socio-Ekologjik (FSE) të organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert”, Qendra Ndërkombëtare “Olof Palme” dhe Progresi – Instituti për Demokraci Sociale.

“Qeveria zgjidhet me 61 deputetë dhe sigurohet një shumicë prej dy të tretash me 80 deputetë. Është përgjegjësi e të gjitha partive politike në vend që të përmbushin atë që gjenerata jonë e mëparshme ka vendosur që nga viti 1991, një shtet praktikisht i pavarur maqedonas, anëtar i NATO-s dhe BE-së”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se në Kuvend do të merren vendime të tjera, jo vetëm ky, sepse, siç tha, rruga drejt BE-së do të kërkojë shumë reforma.

“Prandaj thashë që në punën e atyre ligjeve reformuese duhet të përfshihet edhe opozita. E përsëris edhe një herë se vendi më i mirë për këtë është Komiteti Nacional për Integrime Evropiane, i cili udhëhiqet nga opozita dhe në të cilin duhet të diskutohet”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se të gjitha partitë politike, pra deputetët në Kuvend përfaqësojnë qytetarët dhe qytetarët janë ata që presin të jetojnë në një shtet anëtar me të drejtë të plotë të BE-së.

“Një nga vendimet që duhet të marrim për anëtarësim të plotë në BE është ndryshimi i preambullës në Kushtetutë”, përfundoi kryeministri Kovaçevski.

Dera është e hapur për të gjitha partitë politike që ndajnë vlerat e koalicionit

Dera për të hyrë në Qeveri është e hapur për ato parti politike që ndajnë vlerat e koalicionit qeveritar dhe që janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, sepse nuk kemi alternativë tjetër, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u kthyer në bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për përfshirjen ndaj shumicës qeveritare.

“Përgjigja që kam dhënë unë dhe ajo e kryetarit të BDI-së nuk ndryshojnë, sepse kam thënë se po flasim. Kam pasur një takim me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Taravari, në të cilin diskutuam dhe informuam për këtë përmes një kumtese, për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për vendimet që duhet të merren me një konsensus të gjerë social dhe politik në Kuvend dhe ne diskutua më hollësisht për të gjitha ligjet dhe reformat që duhet të miratohen, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe në fushën e ligjeve ekonomike, në radhë të parë duke u marrë me krizën ekonomike dhe energjetike”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se për momentin nuk është diskutuar për resorë konkret dhe për marrjen e përgjegjësive, duke qenë se bisedimet janë zhvilluar, siç tha ai, në nivel të konceptit politik dhe vlerave politike.

“Sepse nëse keni dikë me të cilin bëni koalicion, atëherë së pari duhet të pajtoheni për vlerat themelore bazë mbi të cilat do të bazohet koalicioni politik, e pastaj për ndarjen e resorëve dhe marrjen e përgjegjësive”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas forumit të dytë socio-ekologjik (FSE) të organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert”, Qendra Ndërkombëtare “Olof Palme” dhe Progres – Instituti për Demokraci Sociale.

Related posts

Minovski: Shteti duhet të punojë më shumë që të ulë varfërinë energjetike

Gazetamax.mk

Skadoi mandati i gjykatëses Vangelina Markudova, Kushtetuesja ngeli me 6 gjykatës

Gazetamax.mk

Takim i Xhaferit me grup deputetësh nga Republika e Shqipërisë

Gazetamax.mk