GazetaMax
LAJME

Kovaçevski: Marrëveshje e pranueshme me Bullgarinë është vetëm ajo që mbyllë çështjet e hapura

Shkup, 6 maj – Nuk mund të bisedohet për kërkesa parciale nga dyja palët dhe një marrëveshje me Bullgarinë është e mundur vetëm kur të ketë zgjidhje gjithëpërfshirëse që do të mbyll të gjitha çështjet e hapura dhe të nënkuptojë heqje të pakusht të vetos për fillim të Konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai në intervistën për “Klik plus” në TV21 ka shtuar se çështjet politike me Bullgarinë diskutohen mes ekspertëve të ministrave të Punëve të Jashtme të cilët shkëmbejnë ide dhe mbajnë takime, por që për momentin nuk ekziston dokument të pranueshëm nga dyja palët.

“Dokument final të pranueshëm për dyja palët për momentin nuk ka. Kur një dokument i tillë do të jetë i kapshëm ai do të shpërndahet me institucionet edhe në vendin tonë dhe në Bullgari”, ka thënë Kovaçevski.

Kryeministri ka shtuar se zgjidhja me Bullgarinë duhet të bazohet në ruajtjen e dinjitetit të dy popujve në dy shtetet, pasi vetëm ashtu do të arrihet në zgjidhje duke porositur se askush nuk ka të drejtë të cenojë krenarinë e qytetarëve të dy vendeve.

Lidhur më kërkesën e Bullgarisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë nuk është libër të cilën kur të duam e hapim ose e mbyllim.

“Kushtetuta jonë, ose rregullimi jonë kushtetues parasheh se të drejtat individuale të vet përcaktimit mund të realizohen në mënyrë kolektive sipas Kushtetutës dhe prandaj në Kushtetutën tonë kemi edhe maqedonas, shqiptarë, vllahë, serb etj,”, tha Kovaçevski.

Ai përsëriti se për gjuhën dhe identitetin maqedonas aspak nuk dëshiron të bisedojë.

“Identiteti dhe gjuha aspak nuk janë objekt i bisedimeve. Ajo nuk është objekt i bisedës, as që kam biseduar as edhe do të bisedoj për identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas. Ajo është diçka e jona, diçka që e kemi patur, që e kemi dhe do ta kemi në të ardhmen dhe kjo është ajo që neve na identifikon si popull”, shprehet Kovaevski.

Kryeministri e përsëriti qëndrimin lidhur me hapjen e Klubit kulturor bullgar në Manastir dhe se e konsideron si provokim për shkak të emrit të “Vanço Mihajllovit”.

“Nuk pajtohem me atë që u bë hapja e Klubit në Manastir që bart emrin e Vanço Mihajllovit, pasi ai është ana e errët e historisë së popullit maqedonas dhe konsideroj se ishte provokim nga ana e delegacionit bullgar e cila erdhi dhe mori pjesë në hapjen e Klubit”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se edhe nga VMRO-DPMNE kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë fqinje, por prej atje kanë refuzuar.

Kryeministri thekson se shantazhet e tipit “ose për këtë do të bisedohet, ose nuk do të ketë takim”, nuk i pranon.

“Kërcënime edhe atë infantile të llojit keni edhe pesë ditë, katër ditë, tre ditë…, ato janë kohë e kaluar. Ne jemi shtet demokratik”, shton Kovaçevski.

Rreth kërkesës së VMRO-DPMNE-së opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka thënë se zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024 bashkë me ato presidenciale.

“Ne kemi Qeveri e cila ka legjitimitet të plotë, mbështetje nga Kuvendi. Zgjedhje do të kemi në vitin 2024 edhe presidenciale dhe parlamentare”, shton Kovaçevski.

Kryeministri ka thënë se VMRO-DPMNE frikësohet nga zgjedhjet e rregullta më 2024 pasi i humbin votat.

“Nuk është se dikush ka frikë nga koalicioni qeveritar për momentin nga zgjedhjet e parakohshme, por VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj kanë frikë nga zgjedhjet e rregullta në vitin 2024 pasi ato fituan besimin e qytetarëve të udhëheqin komunat. Kanë komuna dominonte në vend që udhëheqin, ndërsa i shohim performancat e atyre komunave në afër një vit të mandatit të tyre”, tha Kovaçevski.

Ai ka theksuar se në Shkup çdo të tretën ditë ndërrohen drejtorë dhe nuk ka asnjë realizim të çfarëdo projekti.

Related posts

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

e-max

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me temperatura deri 25 gradë

e-max

Osmani nga Brukseli: Topi është tek Republika e Bullgarisë

e-max