GazetaMax
LAJME

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me temperatura deri 25 gradë

Shkup, 8 maj – Konkursi i tretë me radhë për idetë dhe zgjidhjet më të mira digjitale nga Ballkani Perëndimor, “Balkathon”, do të mbahet edhe sivjet në organizim të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe mbështetje financiare me një fond të çmimeve prej 60 mijë euro, për të cilin konkursi tashmë është publikuar.

“Deri më 24 maj mund të aplikojnë kandidatët, individët apo ekipet e formuara në baza individuale ose nga kompani në pesë kategori dhe çdo ide/zgjidhje më e mirë nga kategoritë do të shpërblehet me 10 mijë euro dhe mundësinë e implementimit të zgjidhjes në tregun e Ballkanit Perëndimor”, kumtuan nga RCC.

Nga atje shtuan se risi në raport me dy “Balkathoni” të mëparshme është se tashmë fushat janë zgjeruar dhe mund të konkurrohet në pesë kategoritë e mëposhtme: E-Tregti, bujqësi, teknologji ushqimore dhe zhvillim rural, energji të rinovueshme/të qëndrueshme, transport dhe logjistikë. dhe të tjera.

“Idetë apo zgjidhjet që do të hyjnë në konkurrencë më të ngushtë, do të kenë mundësinë për moderim dyditor falas nga ekipet e ekspertëve që i siguron RCC, dhe ndarja e çmimeve është planifikuar për më 3 qershor”, informuan nga Këshilli.

Të drejtë të pjesëmarrjes kanë kandidatët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa informacione më të hollësishme mund të gjenden në faqen e internetit të RCC-së.

Ky projekt rajonal për inovacion digjital RCC e zbaton me mbështetjen e BE-së.

Related posts

Gjashtë punonjës të Qeverisë qëndruan në Sofje si gazetarë me harxhime të shtetit, zbulon VMRO-DPMNE

e-max

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

e-max

NP “Parkingi i Qytetit” Shkup, rregullon zonën e parkimig D3 prapa Qendrës tregtare “BISER”

e-max