GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: MPB do të sigurojë festim të sigurtë të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit

Shkup, 26 janar – E siguroj publikun në Maqedoninë e Veriut se Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë çmos në bazë të të gjitha ligjeve, në bazë të Kushtetutës që festimi i 4 shkurtit – ditëlindjes së Goce Dellçevit, të jetë në mënyrë dinjitoze dhe paqësore dhe do të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve në shtet, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja në mbledhjen e sotme.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse Qeveria sipas nenit 11 të Ligjit për të Huaj e ka shqyrtuar rekomandimin për shpalljen e person non grata të disa shtetasve të Republikës së Bullgarisë, kryeministri tha se në shtet një të huaji i cili ka për qëllim të qëndrojë deri 90 ditë në shtet ose në çfarëdo lloj periudhe deri 180 ditë, mund t’i ndalohet hyrja në shtet nëse është person për të cilin në sistemin e kontrollit të udhëtarëve është dhënë paralajmërim për ndalesë për hyrje nëse përfaqëson rrezik për rendin publik, sigurinë kombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare në shtet ose kërcënim për shëndetin publik.

“Në bazë të raporteve dhe analizave të cilat i kanë shërbimet e sigurisë dhe të cilat i ka MPB-ja, në ditën e shënimit dhe në ditët para asaj, MPB-ja do të veprojë në bazë të informacioneve dhe të dhënave të cilat i ka nga burimet e saj dhe normal nga shërbimet dhe në bazë të konkluzionit të Qeverisë, MPB-ja të jetë e angazhuar të sigurojë shënim paqësor dhe dinjitoz të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit”, theksoi Kovaçevski.

Ngjarja, siç tha, është karakterizuar si ngjarje me rrezik të lartë në lidhje me deklaratat të cilat vijnë edhe nga brenda edhe nga jashtë dhe në bazë të kësaj MPB-ja, shtoi, është e angazhuar që në bazë të procedurave të saja dhe ligjit të organizojë festim paqësor dhe për këtë qëllim MPB-ja tashmë i ndërmerr aktivitetet e nevojshme.

“Lidhur me ngjarjet që pushtuan publikun pas ngjarjes në Ohër dhe retorikën pas kësaj, ajo që mund të them është se në Maqedoninë e Veriut nuk ka urrejtje dhe histeri antibullgare siç dëshiron të paraqesë dikush. Ka persona përgjegjës për incidentet e fundit dhe të gjitha të tjerat, ato janë akte individësh dhe nuk mund të fajësohet i gjithë shteti dhe kombi për veprimet e disa individëve. Maqedonia e Veriut i ndërmerr të gjitha veprimet në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe procedurat në ministritë dhe organet kompetente që nuk janë pjesë e Qeverisë dhe vazhdon të jetë partner konstruktiv në rajon dhe në BE”, theksoi Kovaçevski.

Related posts

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Gazetamax.mk

‘Ishte tejet i pikëlluar për vdekjen e Albright’, Çollaku flet pas vizitës qe i bëri sot Thaçit

Gazetamax.mk

Të gjitha alarmet e sotme për bomba në shkolla, qendra tregtare dhe objekte janë të rreme, kontrollet kanë përfunduar

Gazetamax.mk