GazetaMax
LAJME

Kovaçevski organizoi pritje me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores amerikane

Shkup, 12 shtator – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sonte organizoi pritje me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores amerikane, Kejt Meri Bërnz.

Kryeministri theksoi se ambasadorja Bërnz ishte e pranishme në një periudhë të rëndësishme për vendin dhe se gjithnjë do të mbetet mike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Bashkëpunimi ynë gjatë viteve të kaluara ishte në bazë të partneritetit dhe i afërt, siç i ka hije bashkëpunimit të të dyja vendeve lidhja e të cilëve është e fuqishme nga dita e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por edhe më parë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në pritjen morën pjesë ministra, ekspertë dhe përfaqësues të tjerë të politikës dhe bashkësisë së biznesit.

Related posts

Provim argëtues për parashkollorët në Jahja Kemal – Strugë

e-max

“Të jemi rehat në shtëpi, për prindërit ka kush kujdeset”

e-max

Lokalizohet zjarri në Drenovec të Tetovës, duke mos lejuar që të afrohet te shtëpitë

e-max