GazetaMax
LAJME

Kovaçevski: Qëllimi i masave nuk është të ulet numri i vendeve të punës por për uljen e harxhimeve

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, sot konfirmoi se masat të cilat i solli qeveria, janë për uljen e harxhimeve e jo për uljen e vendeve të punës, informon Zhurnal.

Ai shtoi se qëllimi i masave të sjellura është konsolidimi fiskal në shtet.

“Mast kanë të bëjnë me uljen e harhximeve dhe për konsolidim fiskal në shtet, e gjithashtu edhe për rritjen e të ardhurave. AS unë, e as cilido ministër ka thënë se ndonjë të punësuari do i shlyhet marrëveshja dhe do të ngelet pa punë, e këtë e konfirmoi edhe ministrja për punë dhe politikë sociale”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, me masat qëllimi është në institucionet të zbatohen praksa më të mira dhe të ulen harxhimet.

“Gjithashtu, të gjitha institucionet duhet të shohin se cili është numri optimal i të punësuarve, cili është ai volum optimal i punës që e kanë gjatë ditës, sepse të mos harojmë, nëse të punësuarit bëjnë rotacione dhe këtë e bëjnë firmat private, ashtu si në gjithë shtetin, nëse një pjesë e të punësuarve shfyrtëzojnë pushtimet kur energjia elektrike është më e shtreenjtë, nëse bëjnë rotacione për punëtorët që të punojnë nga shtëpia, atëherë do të ulen harxhimet jo vetëm për të punësuarit, por edhe harxhimet lidhur me punën, siç është ngrohja, ndriçimi”, ka potencuar Kovaçevski./Zhurnal.mk

Related posts

Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik, jo politik

e-max

Komisioni e vlerëson si të paaftë, Ameti kërkon t’i mundësohet marrja e patentës

e-max

Pendarovski: Mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respekti janë shtyllat e shoqërisë maqedonase

e-max