GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Qëndrimi i Qeverisë për kornizën negociuese është që çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale

Shkup, 20 qershor – Qëndrimi ynë si Qeveri është se korniza negociuese duhet të jetë dokument multilateral që përmban kornizë për negociata lidhur me qasjen drejt BE-së si organizatë e shteteve anëtare, derisa çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në nivel dypalësh me shtetet me të cilët ata ekzistojnë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse vendi ka ndryshuar qëndrimin se nuk do të pranojë çështjet bilaterale të hyjnë në kornizën negociuese.

“Lidhur me kornizën negociuese, ai është dokument multilateral që duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së e cila pastaj dorëzohet deri te shteti- kandidat. Përvoja është se ky dokument duhet të jep kahe dhe rregulla sipas të cilës duhet të zhvillohet procesi i negocimit, qasje dhe hapje të kapitujve të ndryshëm siç shkohet në proces me qëllim të harmonizohet me të gjitha aspektet e BE-së. Me faktin se rruga jonë drejt eurointegrimeve dhe para integrimeve të NATO-s janë përmbushur me çështjet bilaterale, së pari me çështjen me Greqinë për të cilën kemi marrëveshjen e Prespës dhe kemi marrëveshje të dytë që ka të bëjë me çështjet bilaterale me Bullgarinë dhe e nënshkruar me qëllim çështjet bilaterale të zgjidhen, ne jemi të qëndrimit si Qeveri se korniza negociuese duhet të ketë dokument multilateral ku bisedohet dhe ku vendoset kornizë e negocimit lidhur me qasjen drejt BE-së si organizatë e shteteve anëtare, ndërsa çështjet bilaterale duhet të zgjidhjen në nivel bilateral me shtetet me të cilët ekzistojnë”, tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegen finlandeze, Sana Marin.

Ai ka shtuar se për zgjidhjen e çështjeve bilaterale ekzistojnë edhe Marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe ka shfaqur shpresën se BE do të miratojë kornizën negociuese që do të pasqyrojë karakterin multilateral të dokumentit.

“Nga zgjidhja e çështjeve të hapura që ekzistojnë, këtë e tregojnë përvojat e vendeve të tjera që i janë bashkëngjitur BE-së, ndërsa kanë pasur çështje të hapura dypalëshe me vendet që janë bërë vende anëtare në Union, varet edhe nga progresi në negociata pasi ata fillojnë. Ashtu që shpresoj se shtetet anëtare të BE-së dhe ne normalisht si qeveri do të miratojmë kornizë negociuese e cila do të pasqyrojë karakterin multilateral të dokumentit, ndërsa nga ana tjetër vendet në këtë rast Republika e Bullgarisë me të cilën kemi çështje të hapura dypalëshe se do të jenë në nivel të shtetit fqinj që dëshiron ta shohë shtetin tjetër fqinj si anëtare të plotfuqishme të BE-së”, tha kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me protokollin e MPJ-së bullgare, Kovaçevski tha se ai ende nuk ka arrit në MPJ-në tonë.

“Të gjitha dokumentet për të cilët flisni dhe për të cilët flitet në opinion që kanë të bëjnë me vendime që duhet të miratohen në Bullgari, gjenden në Kuvendin e tyre sipas asaj që duket në media. Ndërsa lidhur me komunikimin e dokumenteve, pasi  kishte lajm të tillë se ka dokument që ka arrit në MPJ-në e RMV-së, nuk është e saktë se ka arrit një dokument i tillë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Related posts

Historike/ Edhe mediat e rajonit shkruajnë për nënshkrimin e marrëveshjes për fillimin e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10-D

Gazetamax.mk

Vetëm në muajin nëntor në Maqedoni nga HIV/SIDA janë infektuar 9 persona

Gazetamax.mk

Procedurë disiplinore kundër një ish-prokurori dhe dy prokuroreve nga PTHP PKOK

Gazetamax.mk