GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Ribalanci do të finalizohet pas përfundimit të vizitës së përfaqësuesve të FMN-së

Shkup, 26 prill – Ribalanci i Buxhetit për vitin 2022 do të finalizohet pas përfundimit të vizitës së përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vend, paralajmëroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Vizita nga FMN është pjesë e vizitave standarde dhe do të nisë këtë javë dhe do të zgjasë deri më 3 maj. Pas kësaj, ribalanci i buxhetit do të finalizohet dhe do t’u dërgohet deputetëve në Kuvend për shqyrtim, debat amendamentues dhe në fund në seancë plenare për miratimin e tij, tha kryeministri Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para ceremonisë së shënimit të 50-vjetorit përvjetorit të themelimit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL.

Për financimin e deficitit në ribalanc, tha se do të përdoret instrumenti i FMN-së pasi siç tha ai, aktualisht eurobondet kanë çmim më të lartë.

“Lufta në Ukrainë ka rritur çmimin e energjensave disa herë. E gjithë kjo bëri që të ndërmerren masa antikrizë prej 400 milionë eurosh, që nënkuptonin ulje të një pjese të taksave, si dhe rritje të granteve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve u rritën pensionet me futjen e një metodologjie të re dhe u rrit paga minimale sepse ata që punonin me pagë minimale në atë kohë nuk mund të mbulonin shpenzimet e shportës së konsumatorit. E gjithë kjo ka sjellë rritjen e nevojave në buxhet, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se ministri i Financave së shpejti do të dalë publikisht dhe do të shpallë shifrat e sakta se sa do të duhet të marrë hua shteti.

“Për momentin Ministria e Financave ka përfunduar vizitën së bashku me Guvernatorin e BP-së në FMN. U fol për përdorimin e një instrumenti të FMN-së të përdorur në vitin 2011. Bazuar në miratimin e këtij instrumenti, mbështetja makro-financiare do të diskutohet me KE-në. Tashmë kemi siguruar 100 milionë euro nga BERZH për të financuar nevojat për energji elektrike deri në fund të vitit. Ministria e Financave është duke punuar në anën e shpenzimeve të buxhetit dhe supozohet se do të kursehen rreth 100 milionë euro krahasuar me shpenzimet fillestare të parashikuara në Buxhetin për vitin 2022. Ministri i Financave do të dalë së shpejti me shifrat e sakta që do të nevojiten për të financuar deficitin e përgjithshëm që ishte parashikuar për vitin 2022 dhe shpenzimet shtesë që lindin për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës ekonomike të parashikuar prej saj. Aktualisht jemi duke punuar në pjesën e të hyrave të Buxhetit, duke qenë se kemi rritur të hyrat në përputhje me pritjet për vitin 2022. Kur kjo të bëhet, do të ketë përsëri vizitë nga FMN-ja, ka theksuar Kovaçevski.

Sipas tij, është mirë që FMN-ja e vlerësoi pozitivisht stabilitetin makrofinanciar dhe ekonomik të ekonomisë sonë, i cili vlerësohet në bazë të ecurisë së politikës monetare, të politikës fiskale dhe në bazë të ecurisë së ekonomisë në tërësi.

Mbi këtë bazë FMN-ja miraton instrumentin për financimin e vendeve, sepse nëse jo, ai instrument nuk do të miratohej. Miratimi i këtij instrumenti kualifikon vendin që të mund të aplikojë në Komisionin Evropian për ndihmë makro-financiare. Kjo është e rëndësishme sepse ka burime të ndryshme të financimit të deficitit buxhetor, tha Kovaçevski dhe shtoi se kredia nga BERZH në vlerë prej 100 milionë euro për stabilitet energjetik në sistemin elektroenergjetik ka një kamatë prej rreth 1 për qind. /Zhurnal.mk

Related posts

Arrestohen dy persona nga Dibra, u gjendet marihuanë

Gazetamax.mk

Fronti Europian të dielën mblidhet në Tetovë, ja detajet

Gazetamax.mk

Drejtori i NP Higjena Komunale-Shkup Zudi Enuzi morri pjesë në aksionin për pastrimin e malit Vodno

Gazetamax.mk