Kovaçevski – Sekizqok: Vendi partner dhe faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon

Shkup, 18 prill – U konfirmuan marrëdhëniet e mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet  Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë dhe u shqyrtuan mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevskit me Hasan Mehmet Sekizqok, ambasador i Republikës së Turqisë në vend.

Siç bëjnë të ditur nga Qeveria, në takim është konstatuar se si partnerë në NATO, për të dyja shtetet janë të hapura mundësi shtesë për përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Është biseduar për më shumë çështje aktuale, siç janë sfidat e luftës në Ukrainë dhe për mënyrën e tejkalimit të tyre, veçanërisht në pjesën e sigurimit të ushqimit dhe energjisë. Njëherësh, shtohet, bashkërisht  është vlerësuar se dialogu është e vetmja zgjidhje e arsyeshme për çdo çështje të hapur

“Në takim është transmetuar se Turqia e sheh Republikën e Maqedonisë së Veriut si një partner të rëndësishëm në Ballkan dhe se integrimet euroatlantike të shtetit tonë do të thotë kontribut në stabilitetin e të gjithë rajonit”, theksohet në kumtesë.

Kryeministri Kovaçevski, theksohet, ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Turqisë në përparimin e shtetit tonë, theksoi se Turqia është ndër investitorët  më të rëndësishëm në vend dhe se marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të zhvillohen në një frymë efikase dhe miqësore.

Kovaçevski tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmerr hapa konkretë në mbështetjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe zbaton vlera evropiane në politikat, jashtëzakonisht për të mirën  e qytetarëve dhe të shtetit dhe në këtë mënyrë vazhdon të punojë, theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Të fundit në përqindje