GazetaMax
Lajme

Kovaçevski – Sholc: Vendimi i qartë për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike për BE-në

Shkup, 11 qershor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, gjatë vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, patën një takim tet-a-tet në të cilin diskutuan për çështjet më të rëndësishme prioritare për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe tema me interes të ndërsjellë lidhur me zgjerimin e BE-së, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale të luftës në Ukrainë.

Sipas shërbimit për shtyp të Qeverisë, gjatë takimit bashkërisht u konstatua se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë bazohen në dialog shumë intensiv politik dhe kanë dinamikë të theksuar të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë se Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë politik të Maqedonisë së Veriut dhe një aleat dhe mbështetës i rëndësishëm në procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë, i cili gjithashtu ishte inkurajuar dhe nxitur përmes disa projekteve rajonale, siç është Procesi i Berlinit për plotësimin e rekomandimeve të BE-së dhe reformat e nevojshme nga agjenda evropiane.

Gjatë bisedës u theksua se në prag të samitit të BE-së në qershor të kryesuar nga Franca, pritet një mesazh i qartë dhe një hap nga Brukseli për zhbllokimin e procesit të zgjerimit me fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vend që ka plotësuar të gjitha kriteret, kushtet dhe si vendim strategjik me rëndësi sigurie për Evropën, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Republika Federale e Gjermanisë, ishte thënë në takimin Kovaçevski-Sholc, mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i vendit tonë, gjë që vërtetohet nga numri më i madh i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, në të cilat punojnë më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut. 

Related posts

Pendarovski: Banka Popullore udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjithë krizave

Gazetamax.mk

Dorëzohet çmimi shtetëror “11 Tetori”

Gazetamax.mk

Drejtori Ganiu – injorantë anonim flasin gjëra të liga

Gazetamax.mk