GazetaMax
Lajme

Kovaçevski tregon pse nuk kreu shërbimin ushtarak: Që atëherë, edhe sot kam probleme abdomenale

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, sqaroi se në vitin 2000 nuk ka shërbyer në ushtri përshkak se ka patur probleme abdomenale. Ai sqaroi se nuk është përjetësisht i paaftë, por se këtë problem tha se e ka edhe sot, informon Zhurnal.

“Unë Dimitar Kovaçevski premtova se do ta flas vetëm të vërtetën. Shkurtimisht, në vitin 2005, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, sipas ligjit për mbrojtje neni 51 në korniza të procedurave, në bazë të mendimeve të personave kompetent, e përshkak problemit abdomenal që ende e kam, u regjistrua fakti se nuk mund të kryejë obligimin ushtarak. Dhe atë në vitin 2000, para konfliktit luftarak. Nuk kam qenë as i pari as i fundit me rast të tillë, bazuar në gjendje të tillë”, tha Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, dezerter është Kovaçevski i cili nga pajisjet ushtarake ka veshur xhup. “E bën atë që më së miri di ta bëjë nga pallati i barhdë, të pështyjë mbi të gjallë e mbi të vdekur. Kjo është mizori”, tha ai.

Kovaçevski kërkoi mbështetje mjekësore konziliare.

“Qartë dhe zëshëm e them të vërtetën, jo që të sqarohem. E vërteta dhe faktet nuk sqarohen, por për të treguar të vërtetën. Unë në vitin 2001 kam qenë edhe në Shkup edhe në Kumanovë, i kam ndihmuar babait tim i cili ishte kryetar komune, u kam ndihmuar kumanovarëve, nuk kam ikur nga shteti, kam qëndruar këtu. E ekipi i VMRO-DPMNE-së shkonte nëpër plazhet greke”, tha Kovaçevski.//Zhurnal.mk

Related posts

Bytyqi: Po ristrukturojmë ekonominë, kemi mbështetur 433 kompani nga industria përpunuese

Gazetamax.mk

Tregu i kripto valutave i ndikuar nga shtrejtimi i energjisë elektrike

Gazetamax.mk

BFI gëzon besim të lartë te besimtarët

Gazetamax.mk