GazetaMax
SPORT

Wilder i hapur për një meç të katërt, vjen reagimi i Fury

Deontay Wilder është shprehur i hapur për një duel të katërt ndaj Tyson Fury.
Ylli amerikan i boksit, Wilder ka thënë se do të ishte i hapur për një duel tjetër me Fury, dhe ka lënë derën hapur për këtë.
Megjithatë, pas dy fitoreve dhe një barazimi, Fury duket se nuk do të shqyrtojë si opsion këtë duel. Por, ai ka dhënë një reagim për deklaratën e ‘Bomberit të Bronztë’.
“Djaloshi po kërkon për një tjetër ‘dajak’”, ka thënë Fury.
Wilder, mbi bazën se boksi është biznes, ka folur për një duel tjetër. Ai thotë se njerëzit e thërrasin boksin si sport, por ai nuk e sheh si sport.
Mbetet të shihet nëse Fury do të kthehet në ring. Dueli me Joshua është më i mundshmi. Usyk është po ashtu një mundësi. Gjithçka në pikëpyetje.

Related posts

PSG nuk përmirëson ofertën për Skriniar, ngecin negociatat

e-max

Më pak para, Milan po e blen super-mbrojtësin

e-max

Ferguson bën reagimin e parë publik pas emërimit të Ten Hag si trajner i Man Utd

e-max