GazetaMax
Ballina

Kovaçevski: Vonesa afatgjatë në integrimin evropian ndikon në euro-skepticizëm

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën e tij për një media greke thekson se anulimi i integrimit evropian ndikon tek euroskepticizmit dhe mosbesimi në përgjithësi.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së rrit siguronë dhe stabilizon demokracinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësishme të nisin bisedimet pa anulime.

“Anulimi i vazhdueshëm i integrimeve evropian ndikon tek euroskepticizmi dhe mosbesimi në përgjithësi. Duhet t’i tejkalojmë kontestet rajonale. Sot është çështje sigurie dhe jo çështje ekonomike. Zgjerimi i BE-së rrit sigurinë dhe stabilizon demokracinë. Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësishme që të nisin bisedimet me BE-në, pa anulime”u shpreh Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE.

“Për ne është një pranim i vlerave dhe angazhimeve më të larta demokratike perëndimore për të përmbushur standardet evropiane në shoqëri dhe institucione. Pengesa për fillimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndihet në të gjithë rajonin si një goditje për BE-në. Mungesa e miratimit të kornizës së negociatave është duke humbur kohë të vlefshme. Është e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë, që procesi të fillojë pa një ditë vonesë. Është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të ketë një perspektivë të kristaltë evropiane, të ketë një proces integrues të parashikueshëm, të besueshëm, të fortë dhe të përshpejtuar”, tha kryeministri Kovaçevski.

Related posts

Enca modeste, ja sa kushton fustani i saj

Gazeta Max

“Nuit Noir” nga Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqet sukseshëm në “Paris Fashion Week”

Gazeta Max

Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh

Gazeta Max