GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Zhvillohen negociata që të sigurohet rrymë me çmime të ulëta

Shkup, 29 shtator – Shteti siguron çmim të subvencionuar të energjisë elektrike me çka për pesë herë e zvogëlon shpenzimin e qytetarëve, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe theksoi se po zhvillohen negociata intensive me shtetet tjera që të sigurohet energji elektrike me çmim më të ulët se ato të bursave.

“Me Serbinë ka mundësi, megjithatë jo 100 për qind, për shkak të asaj që duhet të realizohet përmes marrëveshjeve multilaterale, sepse ne kemi central kogjenerativ në pronësi private, jo në pronësi shtetërore, në territorin e vendit. Nëse Serbia arrin të sigurojë gaz më të lirë, ai gaz do të sillet dhe nëse arrijnë ta sjellin në vend, duke qenë se interkonektori me Bullgarinë afër Zhidilovos është marrë me qira me kontratë afatgjatë nga GASPROM. Ai nuk është në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, as të Bullgarisë, as të Serbisë, por të GASPROM Rusisë. Vetëm ata mund të japin leje se çfarë dhe sa gaz të kalojë nëpër tubacion. Nëse arrin ta bëjë këtë, do të thotë se një çmim më i lirë i gazit do të prodhojë një çmim më të lirë të energjisë elektrike, që normalisht do të jetë shkëmbimi”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së deputetëve për krizën energjetike në seancën e sotme kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Për përballje me krizën energjetike, tha se në periudhën e fundit janë realizuar takime në Sofje, Beograd dhe Greqi.

“Në këto takime u dakordua që të mos ketë ndalesë të importit të energjisë nga Greqia, sepse mund të ndodhë që Greqia të ndalojë eksportin e linjitit, qymyrit dhe naftës, sepse i përdor ato për të prodhuar energjinë e saj. Nga ana e Bullgarisë, ekziston vullneti që një pjesë e tepricave të tyre të prodhuara në termocentralin bërthamor të dorëzohet përmes një kontrate direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por për faktin se Bullgaria ka detyrim ligjor sipas ligjit të saj që të gjitha tepricat t’i shesë përmes bursës, dhe çmimi në bursën bullgare është më i lartë se bursa KUPEX, ato duhet të kenë një ndryshim ligjor dhe nuk e bëjnë këtë. Aktualisht kemi një parlament me të cilin do të mundësohet një marrëveshje e drejtpërdrejtë për shitjen e rrymës bazë dhe miratim shtesë nga BE-ja sepse Bullgaria është shtet anëtar i BE-së”, sqaroi Kovaçevski.

Theksoi se po bisedohet edhe me kompaninë shtetërore energjetike të Turqisë, prej ku gjithashtu kërkohet  energji bazë, ndërsa po negociohen për energjinë elektrike dy herë më të lirë se energjia elektrike aksionare. Siç tha ai, negociatat udhëhiqen nga Ministria e Ekonomisë dhe për këtë janë njoftuar në detaje kryetarët e odave ekonomike.

“Atje duhet të bëhet miratim nga qeveria turke dhe sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare përmes të cilave do të vijë ajo energji elektrike në Maqedoninë e Veriut dhe kompanitë për të cilat flasim në Maqedoninë e Veriut të obligohen se atë energji elektrike do ta blejnë duke e pasur parasysh atë kjo se do të paguhet paraprakisht nga shteti dhe ata do të duhet ta paguajnë që të mos mbetet e pashpenzuar në sistem”, theksoi Kovaçevski.

Related posts

Shkolla ende e pa përfunduar në Jabollçisht të Poshtëm

Gazetamax.mk

Nikollovski: Liderët e “Ballkanit të Hapur” rikonfirmojnë përkushtimin për hapjen e kufijve, bashkëpunimit dhe mbështetjet reciproke tashmë po japin rezultate

Gazetamax.mk

Bogdanovski: Institucionet të zhvillojnë kapacitete për sigurinë kibernetike dhe të ndahen më shumë fonde

Gazetamax.mk