GazetaMax
Lajme

Krejt çka dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

India po i përmbahet marrëveshjes, por ushtria e saj mbetet “vigjilente” dhe “e përgatitur për të nisur atë që është e nevojshme për mbrojtjen e kombit tonë”, thanë zyrtarët.

Zëvendëskryeministri i Pakistanit Ishaq Dar tha se vendi “gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon”

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi është rezultat i “një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara”, transmeton Klankosova.tv.

Këtë javë, India goditi objektiva në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve indianë në Pahalgam muajin e kaluar – Islamabadi mohon përfshirjen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për granatime ndërkufitare dhe sulme me raketa dhe dronë që kur India nisi operacionin e saj ushtarak – India dhe Pakistani pretendojnë të dyja Kashmirin në tërësi.

Related posts

Deputetja Imerlije Saliu i bën bllok Spasovskit që ta fus në rend dite ligjin për “Branitellat”

Gazeta Max

Llalla: Grubi i qartë, e tha të vërtetën, VMRO është nxitëse e urrejtjes

Gazeta Max

Radev dhe Petkov në takim me Makronin, a do të bisedohet edhe për Maqedoninë e Veriut?

Gazeta Max