GazetaMax
Lajme

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, mirëpriti në takim ambasadorin shqiptar, Fatos Rekën

Shkup, 7 nëntor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot në shoqërim të nënkryetares së partisë, Safije Sadiki Shaini, mirëpritën në takim ambasadorin shqiptar, Fatos Rekën, informon Zhurnal.

Dy palët kanë biseduar për aktualitetin politik, për mundësitë për ndryshimet kushtetuese dhe tema të tjera.

Gashi në takim ka njoftuar ambasadorin Reka, se qëllimi i Alternativës është në hapjen e Kushtetutës, të vendoset rregull që lëndët e korrupsionit, të mos vjetrrohen asnjëherë.

Ambasadori Shqiptar e vlerësoi iniciativën e Alternativës dhe na inkurajoi të punojmë që ajo të gjejë mbështetje nga spektri politik i vendit.

“Bashkë me Ambasadorin konstatuam se lufta kundër korrupsionit është një vlerë europiane, nga e cila përfitojnë të gjithë e, veçmas, shtetet tona”, është shprehur Gashi./Zhurnal.mk

Related posts

Drejtori Rustemi inspekton punimet për pastrimin e kanaleve përgjatë Korridorit 8 dhe 10

Gazeta Max

A po lëshon pe VMRO-DPMNE-ja?

Gazeta Max

Të mendosh drejt synimeve fisnike

Gazeta Max