Me një mikpritje të përzemërt, çfarë i karaterizon shqiptarët e çdo treve, na pritën edhe në Komunën e Bogovinës, nga Maqedonia e Veriut, ku kishim nderin të ishim të ftuar në vizitë nga kryetari i Komunës së Bogovinës, z.Besnik Emshiu dhe bashkëpuntorët e tij.
Ky takim kishte për qëllim diskutimin rreth mundësive të bashkëpunimit ndërkufitar, në kuadër të programit për fondet IPA, financuar nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga përfitimi këtyre fondeve, do analizohen mundësitë e implementimit të projekteve të ndryshme, me theks të veçantë në mbrojtje të mjedisit, zhvillim të turizmit dhe promovim të trashigimisë kulturore.
Bashkë me z.Emshiu, u dakorduam që përmes bashkëpunimit të intensifikuar ndërkomunal, të angazhohemi në realizimin e projekteve që do t’i shërbenin interesit qytetarë të të dyja komunave shqiptare.
