GazetaMax
Sport

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me kryetarin e Gostivarit, Valbon Limani

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot ka realizuar një takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për sfidat dhe zhvillimet në nivel lokal, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe komunës.
“Shkëmbëm ide për projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e mirëqenies së qytetarëve, ndërsa theksova se roli kyç i komunës në mundësimin dhe vënien në funksion të zyrave të deputetëve është një nga mënyrat më efektive për të qenë më afër qytetarëve. U pajtuam për intensifikimin e angazhimeve në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët dhe forcimin e lidhjeve mes Kuvendit dhe pushtetit lokal”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

Burimi: alfax.mk

Related posts

Javën që vjen, Kristian Malocaj shkund ringun në ndeshjen kundër Ali Feshki

Gazeta Max

DPHM: Nga dita e premte valë e ftohtë dhe të reshura më të mëdha të shiut dhe borës

Gazeta Max

Nipi i Luan Krasniqit si i çartur, nokauton rivalin në Gjermani

Gazeta Max