GazetaMax
Sport

Kristian Malocaj gati për sfidën më të madhe të karrierës në IFP Fight Series – përballë Jaraja në Belgjikë

Një përballje e zjarrtë pritet më 27 shtator 2025 në Limburg Hall, Genk – Belgjikë, ku ringu do të jetë arenë e një beteje epike në kuadër të eventit madhështor IFP Fight Series, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të sporteve të kontaktit në Evropë. Dueli kryesor i mbrëmjes do të jetë super përplasja në peshën super të lehtë mes Kristian Malocaj dhe Jaraja, dy luftëtarë të jashtëzakonshëm me stil, forcë dhe mentalitet fituesi.

Kristian Malocaj, i njohur për disiplinën e hekurt dhe përkushtimin e tij të palëkundur në sportin e arteve marciale, do të ketë mundësinë që të shkëlqejë në një skenë ndërkombëtare. Me një fizikun imponues, stil agresiv, dhe përgatitje të jashtëzakonshme, Malocaj është gati të sfidojë një emër të madh si Jaraja një veteran i ringut që njihet për shpërthimet e tij të fuqishme dhe përvojën në nivel elitar të Muay-Thai dhe Kickboxing.

Për Malocajn, kjo nuk është vetëm një ndeshje – është një mision, një betejë për të treguar se është gati për majat botërore. Ai ka ndërtuar karrierën me durim, me sakrifica, dhe me shumë punë të palodhur. Tani, ai nuk lufton vetëm për fitoren personale, por për të gjithë ata që e ndjekin, e mbështesin dhe besojnë në të.

Eventi IFP Fight Series ka tërhequr vëmendjen e mijëra fansave të sporteve të kontaktit dhe do të transmetohet live me Pay-Per-View, duke garantuar spektakël, emocione dhe përballje të nivelit më të lartë.

🔴 Data: 27.09.2025
⚔️ Ndeshja Kryesore: JARAJA 🆚 MALOCAJ
📍 Lokacioni: Limburghal – Genk, Belgjikë
🎟️ Biletat & Info: www.ifp.events

Muay-Thai | Kickboxing | MMA – Sporti nuk njeh kufij, dhe me këtë ndeshje Kristian Malocaj ka synim ta shkruajë emrin në historinë e artë të arteve marciale. Të gjithë sytë drejt Belgjikës – është koha e Malocajt!

Related posts

Xherdan Shaqiri po e rikthen Baselin tek titulli kampion pas 8 vitesh

Gazeta Max

Procedurë hetimore ndaj një 33-vjeçari nga Maqedonia, për vrasjen e Orhan Bajramit në Greqi

Gazeta Max

Vdes lojtari shumë i njohur portugez Diogo Jota

Gazeta Max