GazetaMax
Lajme

Kristjan Dukaj kandidat për çmimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut

Ish-zëdhënësi i komunës së Tuzit, Kristjan Dukaj, zyrtarisht është në mesin e kandidatëve për çmimin prestigjioz ndërkombëtar për të drejtat e njeriut Human Rights Recognition Awards (HRRA) për vitin 2025, që ndahet nga Geneva Centre for Human Rights Advancement and Global Dialogue (GCHRAGD) në Gjenevë.

“Përveç angazhimit institucional, Dukaj është magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare, i njohur për luftën e tij këmbëngulëse kundër mobingut dhe dhunës në vendin e punës, ku përmes hulumtimeve, paraqitjeve publike dhe angazhimit personal tregon dobësitë sistemike dhe nevojën për forcimin e mbrojtjes ligjore dhe shoqërore të viktimave”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se Dukaj është autor i disa librave dhe kolumnave që trajtojnë të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale dhe vlerat e solidaritetit shoqëror, duke kontribuar kështu në krijimin e një hapësire më të gjerë për debatin publik mbi tema me rëndësi kyçe për demokracinë dhe barazinë.

“Çmimi HRRA çdo vit vlerëson individë dhe organizata që me veprimtarinë e tyre kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel global”, përfundon njoftimi.

Related posts

Jorida Tabaku një Agron Shehaj i dytë pas 11 Majit

Gazeta Max

Igor Nikollov është ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Paris

Gazeta Max

Tegovski: Zgjidhje për problemin me vetot në BE është pezullimi i vendimmarrjes së njëanshme

Gazeta Max