GazetaMax
Lajme

Kriza energjetike ndikon edhe në ndotjen e ajrit

Shkup, 16 Dhjetor – Kriza energjetike dhe resurset që shfrytëzohen për të siguruar stabilitet energjetik janë disa nga arsyet kryesore për ndotjen e ajrit, thonë nga Ministria e Ekologjisë. Sipas zv/ministres Hristina Oxhaklieska për ulje të ndotjes duhet të veprohet paralelisht në sektorë të ndryshëm. Gjatë prezantimit të analizës për përparimin në fushën e harmonizimit të ligjvënësit vendor me atë evropian në ekologji, u konstatua se është bërë progres, por zbatimi në praktikë nuk është i mjaftueshëm. Nga Qendra për ndryshime klimatike thonë se kapitulli 27 i bisedimeve me BE-në është më i shtrenjti nga të gjithë kapitujt e tjerë.

“Lidhur me ndotjen e ajrit, ju e dini ne ndodhemi në pozicion jo të mirë, jemi në krizë energjetike dhe shfrytëzohen resurset që të sigurojmë stabilitet energjetik. Që të ulen emetimet në perspektivë duhet të investojmë në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe jo vetëm këtu, te cilësia e ajrit cilësia ndikojnë burimet e ndryshme të substancave ndotëse, edhe nga sektori ndërtimtarisë, transportit dhe ne nëse kontribuojmë vetëm në një sferë, nuk mund të shohim rezultate”, tha Hristina Oxhaklieska, zv/ministre e Ekologjisë.

“Kapitulli 27 është një prej kapitujve më të shtrenjtë, në të gjithë ligjvënësin evropian, sepse disa vlerësime që janë bërë thonë se nevojiten rreth 4 miliardë euro vetëm për Maqedoninë kuptohet, që të mund të zbatohet ligjvënësi në përputhshmëri me kërkesat e Bashkimit Evropian”, u shpreh Bojana Stanoevska Pecurovska, Kryetare e Qendër për ndryshime klimatike. /

Related posts

Shoqata ”Jehona e Malësisë”, dënon ashpër torturën brutale ndaj shtetasve shqiptar në Herceg Novi: Ky rast nuk duhet ngelur vetëm me deklarata të kota

Gazetamax.mk

Disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë në Kumanovë

Gazetamax.mk

Bezhoska – Dusharm: Statistikë cilësore e Bankës Popullore është përfitim për të gjithë ekonominë

Gazetamax.mk