Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë në Kiev më vonë për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.
Siç thuhet në një njoftim, kryeministri polak Mateusz Morawiecki së bashku me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala, si dhe kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha do të shkojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmyhal.
“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, ka thënë më tej ai.
Ndërkohë kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Europian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.
Një vizitë e tillë vjen në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.
Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.
Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.
Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.