GazetaMax
Lajme

Kryeministri Kovaçevski udhëheq delegacion qeveritar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkup, 18 tetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Financave Fatmir Besimi, ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski janë për vizitë pune në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, qëllimi i vizitës është komunikimi i drejtpërdrejtë me investitorët dhe takim me përfaqësues të fondeve investuese për përmirësimin e aktivitetit ekonomik të shtetit në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore.

Në kuadër të vizitës, kryeministri Kovaçevski së bashku me ministrat do të prezantojnë politikat tona makroekonomike, synimet zhvillimore në vendin tonë, si dhe mundësitë për investime. Për këtë do të zhvillojnë disa takime dypalëshe me përfaqësues të fondeve, të cilat janë vazhdimësi e bashkëpunimit tashmë të arritur, gjithçka me qëllim arritjen e rezultateve konkrete.

Do të diskutohet për mundësitë e përdorimit të fondeve të zhvillimit që në kushte të favorshme investojnë në projekte në fushën e infrastrukturës, agrobiznesit, turizmit dhe energjisë me fokus burimet e ripërtërishme të energjisë.

“Qeveria, pavarësisht krizës botërore ekonomike dhe energjetike dhe zhvillimeve aktuale në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në nivel global, mbetet e përkushtuar për arritjen e rritjes ekonomike me norma mbi 5 për qind në vitet në vijim, bazuar në rritjen e investimeve dhe konsumit”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Related posts

Gati 5.000 punëdhënës nuk kanë paguar pagat në gusht, alarmoi DAP

Gazeta Max

Xhaferi nuk e di pse deputetët e VMRO-së nuk erdhën në takimin e procesit “Zhan Mone”

Gazeta Max

Siria prezanton pasaportën me emblemë të re, Republika Arabe e Sirisë

Gazeta Max