GazetaMax
Lajme

Kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca bëjnë homazhe tek busti i Madeleine Albright, e vlerësojnë lartë figurën e saj

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe tek busti i Madeleine Albright, e vlerësojnë lartë figurën e saj.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Më pas, Kurti dhe Konjufca folën edhe për media.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin që dha Albright për çlirimin e vendit.
“Bashkë me kryeministrin Kurti po bëjmë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Populli i Kosovë kurrë nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzkaonshëm që ka thënë Albright për çlirimin e popullit tonë. Së bashku me Clinton ishin forca shtytëse për ta ndalë gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës…Clinton tha se Albright për popullin amerikan ishte një thesar kombëtar. Së bashku me SHBA-në ju gjetën popullit të Kosovës në ditët më të vështira. U prehtë në paqë kjo zonjë e madhe dhe mike e popullit të Kosovës”, tha Konjufca ndër të tjera.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Albright ishte aq profesionale në secilën prej asaj çfarë bënte e thoshte.
“Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërsa në diplomaci ishte politikane…Kur kemi parasysh përvojën e saj jetësore, si emrigrante hebreje në SHBA e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë luftës së dytë botërore dhe është shkolluar në vendin tempull të demokarcisë dhe është bërë sekretarja e parë e shtetit grua, kemi të bëjmë me një figurë që nuk i takon vetëm shekullit 20 por edhe 21”, tha Kurti ndër të tjera.

Related posts

Për ta shmangur stagflacionin, duhet të injektohen para në ekonomi pavarësisht deficitit

Gazeta Max

Regjistrohen 53 raste me Covid-19 dhe 94 pacientë të shëruar

Gazeta Max

Vendosen shporta të reja në sheshin e kryeqytetit

Gazeta Max