Vizitë me rëndësi: Kryetari i Bashkisë së Lincoln Park nga Amerika viziton Mendi Qyrën ne Strugë
Kryetari i Bashkisë së Lincoln Park në Nju Xhersi, David Runfelat, zhvilloi nje vizitë të veçantë në Strugë, ku u takua me Mendi Qyrën – investitor i njohur dhe kandidat për kryetar të Strugës ne zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.
Lincoln Park është një nga vendbanimet amerikane me komunitet të madh shaiptarësh, përfshirë një numër të konsiderueshëm struganësh qe jetojne, punojne dhe edukohen atje. Kryetari Runfeldt, i njohur për afersine dhe respektin ndaj shqiptarêve, veçanerisht ndaj komunitetit strugan, e vlerësoi lartë figurën e Mendi Qyrës.
Ai e përgezoi për angazhimin e tij afatgjatë dhe për kontributin mbi 30-vjeçar në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik në Strugë dhe më gjerë, duke theksuar se pervoja dhe vizioni i Qyrës janë vlera të rëndësishme për të ardhmen e qytetit. Kryetari amerikan shprehu hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e Mendi Qyrës, duke vlerësuar qasjen e tij bashkëkohore dhe të pergjegjshme ndaj sfidave të qytetit.
Nga ana e tij, Mendi Qyra e falënderoi kryetarin Runfeldt për vizitën dhe për vlerësimin, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me diasporen.
“E falënderova z. Runfeldt për trajtimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer qe i ofron komunitetit shqiptar në Lincoln Park. Kjo eshtë një dëshmi e lidhjes së fortë mes shqiptarëve të Amerikës dhe vendlindjes së tyre,” tha Qyra.
Vizita u përmbyll me zotime për forcimin e lidhjeve institucionale dhe shoqerore mes komunitetit shqiptar në SHBA dhe vendlindjes, me qellim qe bashkepunimi te konkretizohet në projekte zhvillimore në të ardhmen.